“Më fal baba, unë nuk ia dola dot…” – Dërgohet për ekzaminim letra e amerikanit që vr*u gruan dhe veten
Personi që shihni në foto është 53 vjeçari, Matthew Wertz nga Shtetet e Bashkuara që mbrëmjen e së hënës i dha fund jetës duke u vetëvrarë pasi më herët mbyti bashkëshorten e tij dhe vrau dy qentë e tij me shkop bejsbolli.
Çifti i bashkëshortëve ishin shpërngulur prej vitesh në Shqipëri. Për krimin e rëndë, Matthew Wertz me profesion mësues pranë një kolegji privat në Tiranë kishte lajmëruar drejtorin e shkollës ku punonte, i cili menjëherë lajmëroi policinë.
Këta të fundit fillimisht e gjetën 53-vjeçarin të vetëvarur në derën e shtëpisë më pas gruan e tij indoneziane dhe dy qentë.
Po ashtu u gjet dhe një letër ku mësuesi amerikan sqaronte edhe shkaqet që e çuan drejt aktit ekstrem.
“Më fal baba, unë nuk ia dola dot. Po bëj diçka për të cilën do më gjykoni, po i jap fund jetës së njerëzve më të dashur. ”
Përveç letrës, policia ka sekuestruar edhe dorëshkrime të mëparshme të Matthew Janes Wertz, por edhe dorëshkrime të tjera që u gjetën në shkollën private ku ai jepte mësim.
Gjithashtu u sekuestrua një celular, katër kompjutera, një shkop bejsbolli, një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja si dhe një automjet të cilat janë çuar për ekzaminim.