ME FATMIR DEHARIN KRYETARIN HISTORIK TË KËRÇOVËS

20 janar 2022 | 12:18

Me Kryetarin historik të Kërçovës, mikun tim të nderuar Fatmir Dehari!

Në selinë e Tij, në Kërçovë më 19 Janar 2022, kisha knaqësinë, të ia dhuroja librin tim FJALIME, luftëtarit e komandantit të lavdishëm të UÇK-së, figurës së shquar të shtetndërtuesit në Maqedoninë e Veriut, njerit prej emrave të mëdhenj që e përbëjnë rrethin e hekurt të shokëve, bashkëluftëtarëve e bashkpunëtorëve, me të cilët Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti ka bërë historinë, në luftën për liri, pavarësi e barazi të shqiptarëve!

49 FJALIME-et e mia, që janë prej 2 Nentorit të vitit 1990 e deri më 19 Mars 2016, tani e tutje do të jenë edhe në bibliotekën e Kryetarit të parë shqiptar të Kërçovës, i cili jo vetëm është i pari por është edhe për herë të tretë radhazi kryetar!

Historia e popullit shqiptar me Kryetarin historik të Kërçovës z. Fatmir Dehari, ka shënuar një prej arritjeve më të mëdha të saj, sepse pas më shumë se 70 viteve është bërë në udhëheqje të saj me Kryetar shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Prishtine, 19 Janar 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e qendërsulmuesit Vedat Muriqi është larg Lazios. Kosovari…