Me fjalë të tjera, tha: ‘Rroftë vdekja’!
27 gusht 2021
| 11:41
Shkruan: Kimete Berisha
Ministresha e Punëve të Jashtme e uroi përzemërsisht Ministrin e Shëndetësisë që ka arritur ta bëjë Kosovën shtetin më të rrezikshëm në botë në përhapjen e Covid-it!
Ministresha e ka zakon, sa që herë flet – gabon.
Dhe asnjëherë nuk merret me punët e veta!
Mund të merret me Egjiptin që është duke e shqyrtuar çnjohjen e Kosovës , por s’ka kohë, se është e ngarkuar t’ia heq kapelën Arben Vitisë!
Mos ashtu, mos e lavdo vdekjen, se s’ka kuptim.
Të idhnohet ‘Jeta’!
P.S. Gjynah Kosova në duar të kujt ka përfunduar! Thjesht gjynah!
Gati e pabesueshëm gjithë ky mjerim!