Me flamuj, simbole e veshje kombëtare, qindra qytetarë nga Kosova nisen për Shqipëri

28 nëntor 2024 | 10:28

Në 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nga pika kufitare në Morinë parakalojnë ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Tiranës e Vlorës.

Top Chanel raporton se me simbole e veshje kombëtare qindra qytetarë nga Kosova, Presheva e Maqedonia e Veriut kanë kaluar sot kufirin e Morinës për të festuar në Krujë, Tiranë dhe Vlorë.

Për nder të festës, edhe sheshet e Prishtinës e të qyteteve të tjera të Kosovës janë stolisur me flamurin kombëtar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar mbarë shqiptarët për…