Me flamujt e Kosovës e SHBA-së, Kurti i bën jehonë marrëveshjes 236.7 milionëshe me MCC-në
15 maj 2022
| 00:13
Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Korporatës amerikane Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC) në Uashington.
Kurti, nëpërmjet një shënimi në Twitter, ka thënë marrëveshja është e dizajnuar t’i ndihmojë Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe transformimit socio-ekonomik.
“Dje, qeveria jonë dhe Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit finalizuan negociatat mbi propozimin prej 236.7 milionë dollarëve amerikanë, për marrëveshjen Kompakt, e dizjanuar t’i ndihmojë Kosovës drejt tranzicionit energjetik dhe transformimit socio-ekonomik. Vlerat e përbashkëta ndërtojnë marrëdhënien tonë. Vlerat dhe qëllimet e përbashkëta, forcojnë atë”, ka shkruar kryeministri Kurti në “Twitter”.