Me flamurin e UÇK-së shkoi tek Specialja për ta pritur vendimin për Gucatin dhe Haradinajn
Të mërkurën në Gjykatën Speciale është shpallur vendimi për dy krerët e OVLUÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj . Kjo gjykatë i ka dënuar Gucatin dhe Haradinajn me nga katër vjet e gjysmë burgim për zbulimin e dokumenteve konfidenciale të Prokurorisë së Speciales.
Ndërkohë para Gjykatës në Hagë, për të pritur vendimin ndaj dy krerëve të OVLUÇK-së ka shkuar Valon Avdijaj.
Ai ka publikuar fotografi edhe teksa ishte nisur rrugës për të shkuar në Hagë, dhe ka publikuar edhe fotografi me flamurin e UÇK-së teksa ka pritur vendimin për Gucatin dhe Haradinajn.
Mos me pyetni kah po shkoj. pic.twitter.com/5X59uwNld4
— ValonAvd 🇦🇱 (@ValonAvdijaj) May 18, 2022
Para Gjykates Speciale ne Hagë ne pritje te gjykimit te Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj. pic.twitter.com/UZamN8HFcu
— ValonAvd 🇦🇱 (@ValonAvdijaj) May 18, 2022