‘Me fol palidhje’, deputeti i ‘Guxo’ dhe zëvendësi i ministrit Peci nga radhët e LV-së përplasen për Vjosa Osmanin
Deputeti i “Guxo”, Burim Meta, është përplasur virtualisht me zëvendësin e ministrit Faton Peci, zëvendësministrin nga radhët e LV-së, Imri Demelezi. Shkak është bërë vizita e presidentes Vjosa Osmani në Komunën e Vitisë dhe fjalëve që ajo tha për këtë komunë dhe kryetarin Sokol Haliti.
Demelezi reagoi dje pas vizitës ku tha se Osmani duhet ta dijë që “kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë do të jetë Arsim Ademi” dhe se më e udhës është që Presidentja ta takojë atë e të i kërkojë falje “që përkrahë një kryetar të tillë të LDK-së që është pjesë thelbësore e historike e të keqes dhe të tashmes”.
Demelezi reagoi dje pas vizitës ku tha se Osmani duhet ta dijë që “kryetari i ardhshëm i komunës së Vitisë do të jetë Arsim Ademi” dhe se më e udhës është që presidentja ta takojë atë e të i kërkojë falje “që përkrahë një kryetar të tillë të LDK-së që është pjesë thelbësore e historike e të keqes dhe të tashmes”.
Për këtë deklaratë, atij i ka reaguar Meta, i cili ka thënë se Demelezi “është mire me kujtu çka i pat be vaki LDK-së kur patën fillu me fol palidhje (kështu si Demelezi) kundër Presidentes Vjosa Osmani!”.
“Është mirë me kujtu sa vota i patët marrë në Viti në shkurt 2021 me Vjosën në listë, e sa në shtator 2021 pa Vjosën në listë. Më mirë e keni të mësoni nga gabimet, qoftë të të tjerëve qoftë tuajat”, ka shkruar Meta.