Me foto nga fëmijëria, Dua uron nënën në ditën e saj
22 mars 2020
| 16:12
Data 22 mars në Britaninë e Madhe shënohet si Dita e Nënës.
Me këtë rast, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa ka zgjedhur që ta uroj nënën e saj.
Ajo ka publikuar në “Instagram” disa foto nga fëmijërija.
“Nëna ime, drita ime. Gjithmonë na udhëheq dhe na mëson neve me dashuri, ndershmëri dhe mirësi. Të dua. Gëzuar Ditën e Nënës”, ka shkruar Dua.