Me fotot intime ia mori 50 mijë euro, kërkohet arrest shtëpiak për gruan që e shantazhoi 71-vjeçarin
18 shtator 2024
| 13:29
Një grua ra në prangat e policisë të hënën.
41 vjeçarja thuhet se kishte raporte të afërta me një 71 vjeçar.
Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se ajo e kishte shtantazhuar burrin në fjalë me foto intime duke e detyruar viktimën të paguajë hiç më pak se 50 mijë euro, që të mos ia publikonte ato.
Lidhur me rastin Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka nisur një hetim për vepren penale “Shantazh”. Klankosova.tv mëson se ndaj L.G organi i akuzës ka kërkuar caktimin e masës së arrestit shtëpiak.