ME FTESË TË BEDRI ISLAMIT NË VLORË ME NAIMIN – VËLLAUN E HEROIT TË KOMBIT AFRIM ZHITIA
Ismet Sylejmani
Më 12 Mars 2022 herët në mëngjes u nisëm nga Prishtina për në Vlorë!
Ishim të ftuar nga ish-Kryetari i LPK-së, personaliteti i shquar i kombit tonë Bedri Islami!
Ishte hera e parë që unë udhetoja me vëllaun e Heroit të Kombit Afrim Zhitia, me Naim Zhitinë për në Vlorë!
Ishte udhëtim historik, sepse nuk ishte e thjeshtë të udhëtoje me pjestarin e familjes së madhe e të lavdishme të Afrim Zhitisë!
Naim Zhitia pas vrasjes së vëllaut të Tij Sekretarit Organizativ e Udhëheqësit të madh e të lavdishëm të LPRK-së, Heroit te Kombit Afrim Zhitia më 2 Nëntor 2022 dhe pas vdekjes se Babait e Vëllaut të Heroit te Kombit Afrim Zhitia, në periudhën e pandemisë shfarosëse, ka mbetur i vetmi burrë në familje, që bashkë me djemt e Sylës, kanë mbetur pak në numër, por janë ata që e mbajnë barrën e madhe të perfaqësimit me nderë e dinjitet familjen Zhitia, të cilën Axha Osman e ka përfaqësuar dhe prezentuar që nga renia e Afrimit me madhështi e dashuri të pashembullt!
Ftesa që na e kishte bërë shqiptari i madh e unik i kombit tonë, atdhetari e patrioti i devotshëm Bedri Islami, per pjesmarrje në evenimentin që do të mbahej në Vlorë nën patronatin e Institutit të Studimeve Politike “Ismail Qemal Vlora” të drejtuar nga Deputeti i Vlorës, i nderuari miku ynë Bujar Leskaj, ishte ngjarje e madhe, sepse do të mbetej e shkruar edhe në biografinë familjes Zhitia, ngase po nderohej edhe Heroi i Kombit e pjestari i famshem i kësaj familje Afrim Zhitia!
Promovimi i librit “Triada e Kosovës”, të shkrimtarit të madh Bedri Islami nga Shkodra që po organizohej e mbahej në Vlorë, dëshmonte se do të ishte një ngjarje e madhe kombëtare, sepse aty do të merrnin pjesë personalitete të mëdha të kombit e pjestare të familjeve te shquara të luftes për liri e pavarësi të Atdheut!
E dinim nga ftesa që na ishte dërguar, se ceremonia madhështore e promovimit të librit, do të mbahej në ambientet e Muzeut Kosova në rrugën Justin Godar, në atë rrugën hiatorike ku ishin takuar Babai i Pavarësisë së Shqipërisë dhe patrioti e atdhetari i madh nga Kosova Isa Boletini!
Ishte rrugëtim historik, sepse në Vlorë do të takonim Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmetin, shokun e bashkëveprimtarin e vëllaut të Naim Zhitisë, Heroit të Kombit Afrim Zhitia!
Naim Zhitia u prit me nderim e respekt nga nikoqiri i evenimentit të promovimit te librit “Triada e Kosovës” vlonjati i nderuar e deputeti Bujar Leskaj, nga autori i librit i cili ishte edhe ish-Kryetari i Lëvizjes e nga shoku e bashkëveprimtari i vëllaut të Tij Afrim Zhitia, Udhëheqësi legjendar i Lëvizjes Ali Ahmeti!
Naim Zhitia, u përshëndet nga moderatori i evenimentit artisti e aktori i madh Bujar Asqeriu, nga organizatori e nikoqiri i promovimit të librit Bujar Leskaj e nga Lideri karizmatik i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Naim Zhitia, vëllau i Heroit të Kombit Afrim Zhitia, bashkë me Ramiz Lladrovcin, vëllaun e Heroit të Kombit, Gjeneralin lavdimadh të UÇK-së Fehmi Lladrovci, ishin pjesmarrësit e veçantë, prezenca e të cilëve, i jepte një pamje të papërsëritshme evenimentit shkelqyeshëm të organizuar nga Bujar Leskaj!
Ftesa e ish-Kryetarit të LPK-së Bedri Islami për pjesmarrje në promovim të librit te Tij, të vëllaut të Heroit të Kombit Afrim Zhitia, shokun e mikun tim Naim Zhitia, padyshim se paraqet një ngjarje të madhe e të rendesishme, të nderimit të Udhëheqësve të mëdhenj të popullit, Atdheut e Kombit tonë!
Heroi i Kombit Afrim Zhitia bashkë me Heroin e Kombit Fadil Vata, përfaqësojnë formatin e Udhëheqësve të mëdhenj të kombit, ilegaleve te pakapshëm, të cilët i dolen zot popullit dhe Atdheut, dhe u bënë drejtues të fateve të Kombit, atëherë kur ishte më së rëndi e më së veshtiri!
Nderimi për jetën dhe veprën e politikanit ilegal, atdhetarit të shquar e organizatorit të famshëm, Anëtarit të Komitetit Drejtues e Sekretarit Organizativ të LPRK-së, Heroit te Kombit Afrim Zhitia, dëshmon për koshiencën e lartë e largëpamësinë e shqiptarit mal Bedri Islami, i cili ishte fati ynë dhe i LPK-së, që në kohën e duhur, por në rrethana të vështira, dramatike e të lavdishme, në kohë vendimtare të luftës titanike të UÇK-së morri drejtimin e LPK- së, themelueses së UÇK-së!
Prishtinë, 13 Mars 2022!