Me ftesë të Blinkenit, Gërvalla merr pjesë në një takim global në Riad

08 qershor 2023 | 11:32

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz, me ftesë të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, po merr pjesë në konferencën globale të koalicionit.

Në llogarinë e saj në “Twitter”, kryediplomatja ka thënë se Kosova mbetet e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare.

“E nderuar që mbërrita në Riad me ftesë të Sekretarit, Antony Blinken dhe princit Bin Farhan Al Saud për të marrë pjesë në Konferencën e Koalicionit Global. Kosova është e palëkundur në vendosmërinë e saj për të forcuar angazhimet për të drejtat e njeriut dhe sigurinë ndërkombëtare”, ka shkruar Gërvalla.

Kujtojmë se kjo konferencë po zhvillohet në një kohë kur veriu i Kosovës është ende i tensionuar për shkak të protestave që po organizohen nga qytetarët serbë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se njohja e…