Me ftesë të Heinrich Meister, themelues dhe pronar i B.H.M.S-së, deputeti Elmi Reçica merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të 400 studentëve
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të mese 400 studentëve anë e kënd botës në universitetin B.H.M.S. Recica ka qenë i shoqëruar nga Drejtori për investime dhe blerje i shkollës, Arsen Shoshi dhe shumë bashkëveprimtarë tjerë. Deputeti Reçica ka qenë i ftuar nga pronari dhe themeluesi i kësaj shkolle Heinrich Meister.
“Me kënaqësi ju përgjigja ftesës së z. Heinrich Meister, themelues dhe pronarë i B.H.M.S-së, Shkollës për Menaxhimin e Biznesit dhe Hotelerisë në Luzern, në ceremoninë e diplomimit të 400 studentëve anë e kënd botës, në mesin e tyre edhe bashkëkombës tanë, së bashku me Arsen Shoshin, Drejtor për investime dhe blerje i shkollës, miq, bashkëveprimtarë dhe zyrtarë të institucioneve tona.”, ka shkruar Reçica në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i tij:
Me kënaqësi ju përgjigja ftesës së z. Heinrich Meister, themelues dhe pronarë i B.H.M.S-së, Shkollës për Menaxhimin e Biznesit dhe Hotelerisë në Luzern, në ceremoninë e diplomimit të 400 studentëve anë e kënd botës, në mesin e tyre edhe bashkëkombës tanë, së bashku me Arsen Shoshin, Drejtor për investime dhe blerje i shkollës, miq, bashkëveprimtarë dhe zyrtarë të institucioneve tona.
Ishte privilegj të marr pjesë në këtë ngjarje të madhe dhe të ndaj momente të gëzueshme me studentët e talentuar të B.H.M.S-së. Diplomimi i tyre tregon përkushtimin, punën e vështirë dhe aftësitë e tyre të jashtëzakonshme në fushën e menaxhimit të biznesit dhe hotelerisë.
Si një institucion i respektuar dhe i njohur në fushën e arsimit të lartë, B.H.M.S ka ofruar një ndriçim të rrugës për shumë studentë, duke i përgatitur ata për një karrierë të suksesshme në industri tërheqëse të hotelerisë dhe menaxhimit të biznesit.