Me fustanin e ngushtë e të çarë deri te pjesët intime, Trejsi Sejdi festoi ditëlindjen në Maldive
17 shtator 2021
| 11:12
Modelja e njohur, Trejsi Sejdini, ka festuar 21-vjetorin e lindjes. Për ditën e saj të veçantë, ajo kishte organizuar një super festë në breg të detit!
Ish-missi ka publikuar në porfilin e saj në “Instagram” disa poza të shkrepura pikërisht në natën e ditëlindjes. Ajo shfaqet shumë seksi me një fustan ngjyrë roza shumë i ngushtë, që i ekspozonte mjaft bukur linjat trupore.
Fustani është i çarë deri në pjesët intime dhe ka një pjesë të hapur te barku! Trejsi e ka kombinuar veshjen me një palë shapka me taka, ndërkohë në duar mban shumë unaza dhe byzylykë.
“Nga nata e ditëlindjes sime”, ka shkruar krahas pozave, ku gjithashtu ka zbuluar se ka festuar në Maldive! Modelja seksi ka marrë mijëra urime për ditëlindjen!