Me fustanin shumë të ngushtë, modelja e njohur “çmend” fansat nga jahti luksoz

29 gusht 2021 | 15:42

Pushimet e Trejsi Sejdinit nuk kanë të mbaruar! Nëpërmjet postimeve në profilin e saj në “Instagram”, ajo ka zbuluar se ka udhëtuar nga një vend luksoz në tjetrin, duke shijuar në maksimum sezonin veror.

Një ditë më parë, Trejsi publikoi në rrjetet sociale disa poza ku shfaqej teksa shëtiste me një jaht luksoz.

Ajo mbante veshur një fustan të ngushtë e të gjatë, i cili i tregonte mjaft bukur linjat trupore bombastike, për të cilat komentohet shumë. Fustani kishte një detaj të veçantë në dekolte, duke ia ekspozuar edhe më shumë gjoksin.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, ka…