Me fustanin super të shkurtër dhe rrjetë në kokë, Rita Ora merr gjithë vëmendjen
09 nëntor 2020
| 11:37
Këngëtarja e famshme me origjinë, Rita Ora, ka marrë vëmendjen e të gjithëve me veshjen e saj në eventin e rëndësishëm “MTV Europe Music Awards”.
Për edicionin e 27 të evenimentit të ndarjes së çmimeve, Rita kishte zgjedhur një fustan të verdhë, të shkurtër. Bukuroshja bionde kishte zgjedhur për aksesorë një rrjetë të zezë që i mbulonte gjysmën e fytyrës.
Mediat e huaja kanë publikuar disa fotografi të 29-vjeçares, e cila shfaqet shumë elegante dhe në super formë me veshjen që kishte zgjedhur.
Ndërkohë kujtojmë se e vetmja e nominuar këtë vit në MTV EMA 2020 nga artistët e famshëm shqiptarë, ishte këngëtarja Dua Lipa.