Me gjasë, shumë e etur VV-ja
03 prill 2020
| 10:59
Gazetari dhe publicisti Enver Robelli, i cili konsiderohet përkrahës i madh i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e ka kritikuar mbrëmë liderin e partisë, Albin Kurtin, pas emërimeve të reja në bordet e ndërmarrjeve publike.
Robelli ka reaguar pas emërimeve të reja nga qeveria Kurti në bordet e ndërmarrjeve publike, në të cilat kryeministri në detyrë ka emëruar anëtarë dhe kandidatë për deputetë nga LV-ja. Ai ka shkruar se VV-ja duket se është shumë “e etur” andaj ka kapur Bordin e Ujësjellësit.
“Me gjasë shumë e etur VV. Andaj e ka kapur së pari Bordin e Ujësjellësit. Për ta shuar etjen. Erdhi dita. Veç nuk po dihet: kapje a çkapje?”, ka shkruar Robelli.