Me gjashtë vota për dhe tri kundër miratohet lista e bordit të ri të AKP-së
04 gusht 2021
| 12:41
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar sot propozim-vendimin e qeverisë, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Kjo mbledhje u mbyll me miratimin e listës së bordit të ri të AKP-së, me gjashtë vota për dhe tri kundër.
Votat kundër ishin nga radhët e partive opozitare, PDK, LDK, e AAK.
Emrat e propozuar dhe miratuar nga Qeveria për anëtarë të këtij bordi janë: Nazmi Mikollovci, Suzana Dautaj Surdulli, Mentor Hyseni, Vjollca Jashari, Violeta Arifi Krasniqi, Xhevdet Neziraj, Halim Muqolli dhe Avni Ajdini.