Më gjetën nudo, jam përdhunuar dy herë kur isha 15 vjeçe!
Demi Lovato ka zbuluar detaje tronditëse në lidhje me të kaluarën e saj. Këngëtarja në dokumentin e saj “Dancing with the Devil” (duke kërcyer me djallin), ka treguar se është përdhunuar dy herë.
Demi ka treguar se për herë të parë është përdhunuar kur ishte 15 vjeçe dhe më pas në vitin 2018, një natë që ishte në mbidozë.
“Jo vetëm që kam qenë mbidozë. Unë u shfrytëzova. Më gjetën nudo. Më la duke vdekur pasi ai përfitoi nga unë. Kur u zgjova në spital, më pyetën nëse kemi pasur marrëdhënie,” tha këngëtarja duke shtuar më tej se vetëm pas një muaji kishte kuptuar se ishte abuzuar seksualisht.
“Kur isha adoleshente, isha në një situatë të ngjashme. Kam humbur virgjërinë në një përdhunim,” tha ajo. “Më duhej ta shihja këtë person gjatë gjithë kohës dhe u përballa në mënyra të tjera me të”, ka treguar ajo.
Më herët në këtë dokument ajo ka treguar se vuante nga mbidoza dhe se ka rrezikuar edhe jetën.