Me gjoksin në pah, Trejsi Sejdini uron ndjekësit për festat

26 dhjetor 2020 | 01:57

Me rastin e festës së Krishtlindjeve, Trejsi Sejdini ka realizuar një set fotografik, ku shfaqet shume seksi.

Para pak minutash, modelja simpatike publikoi në llogarinë e saj në Instagram tre foto për ndjekësit e saj të shumtë.

Në to, ajo shfaqej në mes të dëborës, e veshur me një fustan të kuq flakë.

Me detaje prej tyli, fustani që 20-vjeçarja kishte zgjedhur i theksonte shumë belin, ndërsa në pjesën e poshtme ishte i derdhur.

Megjithatë, ajo që bie në sy, është gjoksi, të cilin busti i fustanit ia theksonte shumë.

Flokët i kishte lënë të lëshuara dhe i kishte bërë me onde, ndërkohë që make up-i profesional i theksonte më shumë tiparet e bukura, e sidomos sytë jeshilë.

Pozat e saj joshëse kanë tërhequr mijëra fansa, të cilët e kanë komplimentuar për linjat seksi.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit