Me gjoksin thuajse jashtë, Vera Ora lë komentin epik në pozat seksi të Ritës
08 shtator 2020
| 11:57
Përveçse është shumë aktive me projektet muzikore, Rita Ora është gjithashtu aktive edhe në rrjetet sociale. Ajo poston fotografi e video nga më të ndryshmet, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve.
E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka pozuar disa imazhe që kanë “çmendur” fansat e shumtë. Në fotot në fjalë, krijuesja e shumë hiteve shfaqet e veshur të shkurtë e të ngushtë, i cili i zbulon më shumë seç duhet.
Rita ka pozuar nga një makinë dhe fustani ka një dekolte që gati sa nuk i zbulon gjoksin. Ndërkohë si gjithmonë këngëtarja ka zgjedhur që të vendosë bizhuteri të shumta, që menjëherë bien në sy.
“Uuuuu syni keq mos te pafte ?!”, i ka shkruar në shqip mami i saj, Vera Ora. Kjo e fundit e ngacmon shpeshherë Ritën me komente në gjuhën shqipe dhe fansat e pëlqejnë shumë faktin se shkruan në gjuhën e saj.