
“Më goditën për llogari të Saliut”, Veliaj: Më futën brenda por nuk ma mbyllin gojën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia. Velaij e ka quajtur arrestimin e tij një ‘vrasje me pagesë’ për llogari të Sali Berishës.
Ai ka hedhur akuza ndaj prokurorit të çështjes Olsi Dado, duke thënë se dosja është e mbushur me idiotësira për të ushqyer gjiret mediatike.
Veliaj tha se edhe pse është mbyllur në qeli pa gjyq, nuk do të reshtë së ngrituri zërin.
“Goditja qorre e Olsi Dados kundër meje dhe familjes time është kryekëput një “vrasje me pagesë” për llogari të Sali Fundërrinës. Paçavurja e tij e thurrur me gabime trashanike dhe dashakeqësira pa cipë fare, pastaj aktivizimi i kasapit Sali fundërrinist, që si për ironi të fatit mban edhe emrin tim (Erion), bënë realitet largimin tim nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës në mes të fushatës”, ka shkruar në “Facebook” Veliaj.
Ai ka shtuar se me siguri menduan që duke e mbyllur brenda pa gjyq, do t’ia mbyllnin gojën. “S’e kanë menduar keq, se kështu bënte edhe Saliu kur degdiste kolegët mjekë në internim. Por, ky ‘kolegu’ im Ols Angoni as nuk e ka idenë se me kë është ngatërruar, megjithë se e quan veten Bruce Willis hajvani dhe u tregon muskujt atyre ushtarëve të BKH (tani hajde Bruce, jepi, fute edhe këtë tek kërcënimet që i kam bërë kafkës tënde të mbështjellë me shollë). Nuk e ka idenë, dështaku, dhe nuk ka se si ta ketë në fakt, po do ia mësoj unë, ja kështu, me durim, pak nga pak, derisa t’i dalë boja kësaj menderhanes që gatoi për mue dhe ta neverisin të tërë, mbase përveç atyre që e përdorin si vegël të llojeve të ndryshme”, ka shkruar Veliaj.