Me gyp plastike po vidhte naftën e një eskavatori, arrestohet nga policia

20 gusht 2024 | 09:45

Një 39-vjeçar është arrestuar pasi me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavator.

Policia njofton se arrestimi ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Mbrëmë rreth orë 21:00, nga zyrtarët policor të stacionit të Fushë Kosovës, është arrestuar në flagrancë një person për veprën vjedhje. Personi i dyshuar është arrestuar nga policia, derisa me një gyp plastike po nxirrte derivate nga një eskavatorë. Personi i arrestuar: K.H, mashkull, 39 vjeç, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore me vendim të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Heidi Baci ka festuar ditën e djeshme (e hënë) ditëlindjen.…