“Me hapjen e mihjes së re planifikohet të furnizohen termocentralet për 40 vitet e ardhshme”
Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Njzai Thaçi, ka thënë për gazetën “Epoka e re”, se me gjithë sfidat më të cilat përballët KEK-u, është arritur që të jenë në kuadër të objektivave të procesit të prodhimit.
“Sfidat janë më të ndryshme, si vjetërsia e Termocentraleve, disa janë 60 vite të vjetra dhe e fundit që është instaluar ka 30 vite prodhim. Pra, sfide në vetë janë mbajtja e tyre në prodhim për shkak se nuk kemi pasur mundësi të investojmë në kapacitetet e reja prodhuese. Përveç këtyre, sfidë tjetër tani e kemi zgjerimin dhe hapjen e Mihjes së Re, e cila ka kosto shumë të lartë dhe e cila planifikohet të furnizojë me thëngjill termocentralet për 40 vitet e ardhme. Po ashtu edhe riviatalizimi i “TC Kosova B” do të mundësonte një operim konform standardeve dhe direktivave të BE-së. Ka edhe shumë sfida të tjera, por falë përkushtimit dhe vullnetit të madh të menaxhmentit dhe gjithë punëtorëve besoj se do të realizohen dhe do të vazhdojmë të jemi shembulli më i mirë jo vetëm në Kosovë, por edhe në shumë vende të tjera sa i përket zhvillimit të këtij sektori”, ka deklaruar Thaçi për gazetën “Epoka e re”.
(Intervistën e plotë me drejtorin e KEK-ut Njazi Thaçi mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Epoka e re”).