Me histori pozitive u prezantua platforma për takimin e të rinjve në Ballkanin Perëndimor – Hajde!

29 dhjetor 2021 | 14:19

Mbledhjet e Vitit të Ri janë sinonim i humorit të mirë dhe një atmosfere pozitive, veçanërisht kur mendoni se të gjithë presin me padurim që t’i ndani historitë tuaja me ta, ku përvojat tuaja njihen dhe idetë pranohen.

Sot, një histori e tillë nisi nga Sarajeva, si lokacioni qendror, që lidhi Beogradin, Podgoricën, Prishtinën, Shkupin dhe Tiranën. Drejt vitit 2022 dhe me sloganin Youth go Hajde!, liderë të rinj, të ardhur nga gjashtë qytete, komentuan dobinë e programeve të ndryshme të RYCO-s në të cilët morën pjesë dhe shkëmbyen përvoja dhe ide, ndërsa mentorët e programit ndanë pikëpamjet e tyre për këto ndryshime.

Megjithatë, arsyeja më e madhe për t Hajde!, organizuar takimin online për „Rini eja n’Hajde“ nga RYCO (Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor) dhe e mbështetur nga Ministria Federale Gjermane e Punëve të Jashtme, ishte lansimi i platformës hajde.media, e cila u zhvillua me kontributin e 1500 të rinjve nga Ballkani Perëndimor.

Lejla Turçilo, mentore në programin e RYCO-s tha: “Të shihje këta të rinj, vullnetin dhe entuziazmin e tyre, veçanërisht në situatën shëndetësore që është shkaktuar nga COVID, ishte frymëzuese. Këta të rinj janë profesionistë, kanë bërë histori të mrekullueshme brenda programit që tani shpërndahen në platformën Hajde!. Rinia duhet të vazhdojë ta bëjë këtë dhe të jetë proaktive. Ju jeni një dhuratë dhe jeni pjesa më e mirë e RYCO-s.”

Platforma Hajde! sjell lajme për ngjarjet në rajon, mundësi për vullnetarizëm, punësim, pjesëmarrje në konferenca dhe trajnime. Ajo është krijuar për të kontribuar në ndërtimin e të rinjve si individë dhe në krijimin e rrjeteve rajonale të miqësisë dhe bashkëpunimit midis të rinjve.

Alen Gudalo, koordinator i projektit në Qendrën Shkollore Katolike, “Petar Barbaric”, tha: “Ne krijuam kontakte të drejtpërdrejta midis tre shkollave në Travnik, Kumanovë dhe Kikinda. Përmes programit tonë, ne arritëm t’i lidhim këto komunitete lokale për herë të parë. Për të takuar të rinjtë nga rajoni, ne duhej të largoheshim nga rajoni dhe t’i takojmë ata në Gjermani, Zvicër etj., por tani, me RYCO, ne mund ta bëjmë atë në shtëpi.”

Gjatë takimit, u përmbledh një përmbajtje e shkurtër e platformës. Platforma rinore “Hajde!” u lançua më 8 dhjetor të këtij viti, gjatë një takimi rajonal të ministrave të rinisë dhe arsimit në Tiranë. Është vetëm një fillim i ndërtimit të platformës që do të shërbejë si një pikënisje e shkëlqyer për të rinjtë në të ardhmen.

“Të gjithë të rinjtë janë të ftuar të jenë shpirti i kësaj platforme, por nuk bëhet fjalë vetëm për Hajde! si platformë. Bëhet fjalë për të na lidhur neve sot, afër Vitit të Ri. Le të jemi të gjithë të suksesshëm në vitin e ardhshëm”, tha Albert Hani, Sekretar i Përgjithshëm i RYCO.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të mërkurën ka konfirmuar se…