Me iniciativën Bahtirit të shtunën do të pastrohet Liqeni Akumulues në Mitrovicë
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me nënkryetarin Faruk Mujka, të enjten kanë pritur në një takim sekretarin e Shoqatës së Peshkatarëve Sportiv Rekreativ (ShPSR) “Ibri”, Arif Kadriu.
Në këtë takim është diskutuar lidhur me mirëmbajtjen dhe pastrimin e Liqenit Akumulues në Suhadoll të Mitrovicës, me ç’ rast janë dakorduar që Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve Sportiv Rekreativ të fillojnë pastrimin e këtij Liqeni, duke larguar në mënyrë të tërësishme barishtet dhe papastërtitë tjera të cilat janë grumbulluar përgjatë tyre.
“Me këtë rast ky aksion i përbashkët nga Komuna, KRM ‘Uniteti’ dhe ShPSR ‘Ibri’ do të zhvillohet me datë 06.06.2020 (ditë e shtunë), duke filluar nga ora 10:00. Andaj ftojmë të gjithë qytetarët vullnetarë të cilët janë të interesuar të jenë pjesë e këtij aksioni të na bashkëngjiten”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.