Me jelek antiplumb, von der Leyen shkon në vendin e masakrës në Ukrainë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, bashkë me kryediplomatin e BE-së, Josep Borrell, sot kanë udhëtuar drejt Ukrainës për t’u takuar me liderët e vendit.
Dy udhëheqësit evropianë bashkë me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, kanë shkruar edhe në Bucha, vendin ku është raportuar për një masakër.
Te vendi i ngjarjes i ka shoqëruar kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, i cili ka thënë se atyre ua ka treguar mizoritë që kanë kryer rusët.
“Vizituam Buchan. Ursula von der Leyen, Josep Borrellit dhe Eduard Hegerit u tregova për mizoritë që kryen trupat ushtarake ruse mbi civilët ukrainas. Ne kurrë s’do t’ia falim armikut këto krime. Ne po punojmë bashkë me partnerët tonë evropianë që të ndalim agresorin sa më shpejt që është e mundur”, ka shkruar Shmyhal në llogarinë e vet në “Twitter”.
Von der Leyen më herët ka dënuar sulmin me raketa të Rusisë në një stacion treni që po përdorej për evakuim nga civilët në Ukrainë dhe e cilësoi si “të neveritshëm”.
Ajo ka thënë se për këtë tragjedi do ta ngushëllojë personalisht presidentin ukrainas, Zelensky.