“Më jep lirinë, ose virusin”/ Mesazhet nga protestat në SHBA (Foto)
21 prill 2020
| 09:45
Vijojnë në shumë shtete në Amerikë, protestat e qytetarëve që kërkojnë rihapjen e ekonomisë dhe që n
grenë zërin kundër masave bllokuese. Mes qytetarëve që kanë dalë në rrugë, bien në sy parullat dhe mesazhet që ata mbajnë.
Shumica e tyre flet për lirinë. Amerikanët janë një prej kombeve më të ndjeshme për lirinë, dhe ndaj pjesa më e dërrmuese e banderolave flet për të. Më e spikatura, mbetet e një burri, që mban lart tabelën ku shkruhet: “Me jep lirinë, ose Covid 19”.
Një debat i ashpër po zhvillohet në Shtete e Bashkuara, mes Presidentit Trump që kërkon lehtësimin e masave dhe rinisjen e biznesit dhe hapjen e ekonomisë, dhe kundërshtarëve të tij, e disa guvernatorëve që kërkojnë të mbajnë në fuqi masat shtrënguese.