‘Më jep një cigare’, vdes i riu në Thumanë, rritet numri i viktimave

26 nëntor 2019 | 23:39

Në Thumanë ka humbur jetën një tjetër person, i riu me mbiemër Çuka. Një bllok i madh betoni i kishte zënë gjymtyrët e poshtme. Fatkeqësisht nuk është bërë e mundur t’i largohet blloku i betonit, e për pasojë ka humbur jetën. Kësisoj shkon në 23 numri i viktimave në rang vendi.

Punonjësit e ushtrisë dhe forcave të kërkim-shpëtimit thonë se deri në momentin e fundit të jetës i riu fliste me ta, komunikonte madje kishte kërkuar edhe një cigare. Ai u kishte thënë atyre se nuk i ndjente këmbët, por nga mesi e sipër ishte në rregull. Me një helmet mbrojtëse në kokë dhe me bombol oksigjeni, i riu Çuka ka mundur të mbijetojë vetëm 17 orë. Shpresa e tij se mund të nxirrej gjallë është shuar para disa minutash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 23 bilanci i viktimave nga tërmeti tragjik…