‘Më ka dërguar një letër’, Rama tregon se cili kryeministër do mungojë në samit

04 dhjetor 2022 | 12:20

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez do të mungojë në samitin e 6 Dhjetorit që do të zhvillohet në Tiranë. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët dhe gazetarët.

Ai u shpreh se kreu i qeverisë spanjolle i ka dërguar një letër miqësore ku sqaron arsyen se pse do të mungojë.

“Pedro Sanchez nuk do vijë, më ka dërguar një letër miqësore me sqarimin se atë ditë Spanja ka ditën e Kushtetutës dhe është një ditë me rëndësi shumë të madhe të Spanjës. Për këto arsye nuk do të jetë i pranishëm, por letra e tij është jashtëzakonisht mbështetëse”, ka thënë Rama.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rinisin sulmet ajrore në Gaza. Avionët luftarakë izraelitë kanë sulmuar…