“Më ka hedhur diçka në pije” | Qetsori zbulon përplasjen me Bledi Manen: Do t’ia nxjerr të gjitha

02 prill 2023 | 18:29

Rihyrja e banorëve “të vjetër” duket se do të krijojë tensione dhe dinamika të reja.

Një nga ish-banorët që u rikthye në shtëpi ishte gazetari Bledi Mane.

Pas spektaklit, në një bisedë me Luizin, Qetsori tregon se dikur Bledi Mane i ka hedhur diçka në pije dhe si shkak i kësaj përplasje, ai tregon se do të merret me të dhe do t’i nxjerrë gjithçka që i ka bërë.

“Bledi ka bërë diçka të gabuar me mua dikur, më ka hedhur diçka në pije në një vend edhe Bledit do t’ia tregoj unë sot këtu, do t’ia nxjerr të gjitha ça më ka bërë. Unë se kam mirë fare”, tha Qetsori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët italianë që përdorin anglishten apo gjuhë të tjera të…