Më ka marrë malli për gazetë
Shkruan: Ismail Rexhepi
Po bëhen afër dy muaj, që kur në Kosovë nuk del asnjë gazetë. Arsyeja e mos daljes dihet se është pandemia e COVID 19. Kjo periudhë e gjatë kohore pa shtypin e shkruar, mezi po kalohet.
Shkurt, mua më ka marrë malli për një gazetë. Cila do që do të ishte në shitje do ta kisha blerë me dëshirën më të madhe. Pra, pa më interesuar se cilin subjekt e “pokois”.
Kisha vepruar kështu, sepse unë po dua gazetë në dorë. E, në te kisha lexuar këto rubrika, atë të kulturës, sportit, si dhe me ëndje e kisha plotësuar fjalëkryqin.
Faqet e opinioneve të “analistëve”, të të gjitha fushave, pra që jemi rrush prej tyre, u kisha ikur me shpejtësi atyre faqeve.
Po, në mesin e tyre, do të ishin edhe ato të ngjarjeve ditore, apo më mirë të themi të “pallavrave ditore”… Për fund, nuk e di kur do ta shuaj mallin për gazetë…