Me kamera në rrugë, kundër aksidenteve (Video)

08 prill 2019 | 21:23

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa, ka shpalosur planin operativ për parandalimin e aksidenteve në komunikacion.

Aksidentet në komunikacion vazhdojnë të marrin jetë njerëzish.

Rrokullisjet e veturave kanë vazhduar edhe të hënën, ani se nuk pati viktima.

Sipas Policisë, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shkaktuar 25 aksidente.

E për parandalimin e tyre policia ka një plan.

Këtë e ka shpalosur për herë të parë për “T7”, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.

Ai ka thënë se ja ka dërguar edhe një raport kryeministrit Ramush Haradinaj, për aksidentet e shpeshta pasi ky i fundit ia kishte kërkuar një gjë të tillë muajin e kaluar.

Mustafa ka thënë se gjatë këtij viti janë shqiptuar më shumë gjoba se vitin e kaluar nga Policia e trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paulo Dybala me shumë gjasë do të largohet nga Juventusi…