Me kamerë në dorë në Petrinja, një ditë pas tërmetit (video)
Kroacia u godit nga një tërmet i fortë gjatë ditës së martë.
Sipas mediave kroate, në orën 12.19 pasdite sizmologët regjistruan një tërmet shkatërrues me një epiqendër pesë kilometra në jugperëndim të Petrinja – në një thellësi prej 11.5 kilometrash.
Madhësia e tërmetit ishte me fuqi prej 6.2 sipas Richter.
Por, siç raportojnë mediat kroate, në periudhën nga 12.23 deri në 12.58, ndodhi numri më i madh i tërmeteve pasuese, madje 10 – me fuqi më të mëdha se 3 të shkallës Rihter.
Si pasojë e këtyre tërmeteve është raportuar edhe për viktima dhe dëme të mëdha materiale.
Mediat kroate kanë publikuar pamje që tregojnë se si duket Petrinja, vendi më shumë i goditur dhe shkatërruar nga dridhjet.
Ndërkohë, për tërmete është raportuar edhe gjatë ditës së sotme, rreth orës 6:16 të mëngjesit në Kroaci.
Sipas Shërbimit Sizmologjik, tërmeti i parë ishte me një fuqi prej 4.7 shkallë të Rihterit, më vonë 4.8. Pastaj u ndie një tjetër, që kishte fuqi prej 3.9 shkallë të Rihterit.