“Me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast…” – Vjosa Osmani ia kthen “dissin” Donika Gërvallës

31 korrik 2024 | 16:17

Presidentja Vjosa Osmani në konferencën për medie është pyetur për raportet e saja me ministren e Jashtme, Donika Gërvallën.

Teksa u pyet për mesazhin e Gërvallës që ia përcolli Osmanit përmes një kënge mbrëmë nga një koncert në shesh, presidentja ia ktheu në të njëjtën monedhë.

“Për detaje rreth raporteve tona flasim ndonjëherë tjetër. Por Dafina e ka një këngë tash që e ka publikuar ‘me kast me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve’. Ka edhe kangë tjera Dafina, përndryshe përpunim i këngës së Gilit”, ka thënë Osmani.

Linku i videos:

https://ekonomiaonline.com/me-kast-mjeshter-i-mashtrimeve-me-kast-vjosa-osmani-ia-kthen-dissin-donika-gervalles/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa fotografi të sikletshme që tregojnë presidentin francez, Emmanuel Macron,…