Me kë po tallet Kurti: Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë
11 korrik 2023
| 22:08
Kryeministri Albin Kurti ka postuar një fotografi në “Facebook” ku shihet ai së bashku me presidenten Vjosa Osmani, kryeparlamentarin Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e jashtme, Donika Gërvalla.
Kurti ka shkruar mbi këtë foto: “Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë”, si duket ai po tallet kështu me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për shkak të idesë së Ballkanit të Hapur, që sipas kreut të ekzekutivit shqiptar “nuk ka vdekur si ide”, por do t’i jepët përparësi Procesit të Berlinit.
“Një pasdite e këndshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë, me Presidenten, Kryekuvendarin, zëvendëskryeministren Gërvalla dhe zëvendëskryeministrin Bislimi”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.