Me këmbë të nxira dhe gjunjë të vrarë, Klaudia Pepa zbulon sakrificat e një balerine
23 shkurt 2021
| 15:49
Ajo është një nga balerinat më të njohura shqiptare dhe një nga më të komentuarat në showbiz-in shqiptar. Është fjala për Klaudia Pepën, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale.
Teksa me ndjekësit e shumtë ndan momente të ndryshme nga përditshmëria, së fundmi ajo ka zbuluar se çfarë ndodh në prapaskenat e punës së saj.
Pepa ka postuar në “Instastory” një video që tregon këmbët e shkatërruara pas përfundimit të xhirimit të videoklipit të këngëtarit të njohur italian, Fabrizio Moro. Ai ishte personazh në këtë klip, me një koreografi shumë të bukur.