Më kërcënuan me vrasje pasi nënshkrova bashkëpunimin me Shqipërinë për emigrantët

31 tetor 2024 | 08:22

“Për herë të parë kam marrë kërcënime me vdekje sepse kam nënshkruar protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë për emigracionin”, tha kryeministrja italiane Giorgia Meloni në televizionin publik Rai.

“Do të bëj gjithçka për të sjellë rezultate të prekshme në këtë bashkëpunim”, shtoi Meloni, duke iu referuar dy qendrave italiane për azilkërkuesit që janë ngritur në Shqipëri.

“Disa i kanë vënë synim vetes të pengojnë luftën kundër emigracionit të parregullt”, theksoi shefja e qeverisë italiane.

Sipas saj, vendimi i gjyqtarëve të Bolonjës për t’i kërkuar gjykatës së BE-së të vendosë mbi dekretin e qeverisë së Romës për vendet e sigurta të origjinës për emigrantët “duket më shumë si një pamflet propagandistik sesa një dokument gjyqësor”.

Duke komentuar vendimin e dy nga tre sindikatave më të mëdha të vendit, CGIL dhe UIL, për të thirrur një grevë të përgjithshme kundër projektbuxhetit, Meloni akuzoi sindikatat për “sjellje paragjykuese”.

Ajo shtoi në fund, se “njoftimi për grevë është bërë pak ditë para takimit të saj me qeverinë, në lidhje me projektbuxhetin e vitit 2025”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i BE-së prezantoi raportin vjetor të zgjerimit. Përveç vullnetit…