Me kërkesë të LDK-së, shtyhet seanca e sotme e Kuvendit
05 mars 2019
| 11:16
Seanca e jashtëzakonshme e thirrur për sot në Kuvendin e Kosovës është ndërprerë me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Kjo shtyrje e seancës erdhi pasi pati kërkesa të shumta dhe deputetët ishin të zhgënjyer se kjo seancë u thirr pikërisht në ditën e shënimit të 21-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
/Epoka e re/