Me kërkesë të Rusisë, sot KS i OKB-së diskuton për situatën në BeH
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot një seancë për të diskutuar për situatën në Bosnjë-Hercegovinë.
Siç thuhet në faqen zyrtare të Këshillit të Sigurimit, seanca do të mbahet në orën 16:00 me orën lokale.
Anëtarja e Presidencës së BeH-së, Zheljka Cvijanoviq, do t’i drejtohet seancës përmes videolidhjes.
Seanca e Këshillit të Sigurimit për situatën në Bosnjë-Hercegovinë do të mbahet me kërkesë të Rusisë.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, tha se, siç janë gjërat tani, Rusia arriti të luftojë për mbajtjen e dy seancave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Bosnjën-Hercegovinën (të jashtëzakonshme dhe të rregullta në maj).
“Siç janë gjërat tani, Rusia arriti të luftojë për ato dy seanca, me faktin se Zhelka Cvijanoviq do të flasë përmes videolidhjes, dhe supozoj se do të flasë edhe dikush nga pala boshnjake, ndoshta Lagumxhija”, tha ai TV “Pink”.