Me këtë armë u qëllua Shinzo Abe, ish-kryeministri i Japonisë
08 korrik 2022
| 08:58
Arma me të cilën u krye sulmi ndaj ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe ishte e punuar nga vetë sulmuesi, raportojnë mediat japoneze.
Ajo ishte një armë gjahu që ishte bërë në kushte shtëpie. Një zëdhënës i policisë tha se i dyshuari po tentonte të vriste ish-kryeministrin Shinzo Abe, duke qëlluar me një “pajisje të ngjashme me armë”.
Personi i dyshuar u arrestua menjëherë në vend të ngjarjes nga policia.
Personi që u arrestua u identifikua si Tetsuya Yamagami, 41 vjeç, banor në qytetin Nara, me akuzën për vrasje në tentativë në orën 11:32 të mëngjesit të së premtes, sipas kohës lokale.
Ish-kryeministri është në gjendje kritike.