Më këtë datë mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë për vitin 2020
21 gusht 2020
| 11:17
Ministria e Financave (MF), njofton se më 28 gusht 2020 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2020.
Në këtë ankand, do të emetohen obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milion euro. “Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi. Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e MF-së.
(A.M/ Epoka e re)