Me këtë foto studentët e Edukimit Fizik dhe Sportit kujtojnë Arian Dacin
Studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) të cilët gjenden në Brezovicë për të zhvilluar procesin mësimor rreth lëndëve të sporteve dimërore, sot janë radhitur duke bërë shkronjat e emrit të Arian Dacit – ‘Arian’, i cili humbi jetën nga një ortek në Brezovicë të shtunën në mesditë.
Studentet e FEFS-it sot nuk mbajnë mësim në shenjë solidarizimi me vdekjen e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci.
Sot në varrezat e Arbërisë në kryeqytet i është dhënë lamtumira e fundit Arianit.
Në ceremoninë e varrimit morën pjesë shumë qytetarë, përfaqësues të institucioneve të Kosovës, të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Luginës së Preshevës.
Arian Daci është biri i kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Nexhat Daci.
/Epoka e re/