Me kitaren e Vaçe Zelës në qeli, i mbijetoi pushkatimit në burgun e Spaçit

20 shkurt 2022 | 22:03

Në kuadër të “Ditëve të kujtesës” organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer,Fondacioni KUJTO dhe IDMC ka prezantuar ekspozitën “Jeta e Përditshme në Burgun e Spaçit”.

Historia e ish të burgosurve të mbijetuar nga ky burg, është paraqitur nëpërmjet një seri Skicash nga artistja Ina Elezi, nën titullin “Të skicosh dhimbjen”. Drejtuesja e projektit Blerina Gjoka u shpreh se ky është vetëm fillimi i një pune që do të zgjasë përgjatë gjithë vitit 2022.

Tre dekada pas mbylljes së burgut të Spaçit, kjo kitarë sjell historinë e Gëzim Çelës një prej të burgosurve që ka vuajtur dënimin nga regjimi komunist në këtë burg.

E dhuruar nga këngëtarja e mirënjohur shqiptare Vaçe Zela, me tingujt e saj i lehtësonte vështirësinë e mbijetesës të burgosurve.

Historia e Gëzim Çelës, së bashku me atyre pak që i shpëtuan pushkatimit, është hedhur vizualisht përmes një serie skicash nga artistja Ina Elezi bazuar vetëm në rrëfimet e të mbijetuarve.

Në kuadër të “Ditëve të kujtesës” organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer, Fondacioni KUJTO dhe IDMC ka nisur edhe prezantimi i ekspozitës, një ndërthurje mes artit dhe punës kërkimore.

Drejtuesja e këtij projekti Blerina Gjoka u shpreh se njohja e së shkuarës është një hap I hedhur mirë drejt së ardhmes.

Kjo ekspozitë lajmëron një vijueshmëri të projektit i cili do të vijojë përgjatë vitit 2022 për tu finalizuar në një ekspozitë online në hartaekujtesës.al

https://youtu.be/9rXhALz9Tbk

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrjedhje masive nga një prej bankave private më të mëdha…