“Me koeficientin e ri të pagës, ngritjen më të lartë e kanë presidentja, kryeparlamentari, kryeministri dhe këshilltarët politikë”

01 shkurt 2024 | 15:32

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, zyrtari i lartë i AAK-së, Daut Haradinaj, ka theksuar se me koeficientin e ri të pagës 110, ngritjen më të lartë e kanë pozitat e larta politike duke filluar nga presidentja e vendit, kryetari i Kuvendit, kryeministri etj.

Sipas Haradinajt, po ashtu, ngritje të lartë kanë edhe këshilltarët politikë.

Ai ka thënë se me këtë koeficient dhe me këtë ngritje pagash nuk do të bëhet zgjidhja e nevojshme e cila do të zbuste krizën ekonomike të familjeve tona.

“Dje u ekzekutuan pagat në sektorin publik. Mjafton të bëhet një analizë e thjeshtë që të evidentohet impakti minimal që ka pasur ngritja e koeficientit nga 105 në 110 euro. – Një rreshteri të Policisë së Kosovës, i është rritur paga për 32 euro; -Policit të thjeshtë 25 euro; -Mësimdhënësit 29 euro; Në administratë: – Drejtorit të Departamentit 41 euro; – Udhëheqësit të divizionit 31 euro. Ndërsa zyrtarëve që në numër janë shumë, d.m.th 80% e administratës, rreth 20 euro, ushtarit 28 euro. Ngritjen më të lartë e kanë pozitat e larta politike duke filluar nga presidentja e vendit, kryetari i Kuvendit, kryeministri etj. Po ashtu, ngritje të lartë kanë edhe këshilltarët politikë. Pra, me këtë koeficient dhe me këtë ngritje pagash, nuk do të bëhet zgjidhja e nevojshme e cila do të zbuste krizën ekonomike të familjeve tona dhe kësisoj nuk do ta ndalë trendin e ikjes së profesionistëve nga vendi!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Arsenalit thuhet së është i interesuar për nënshkrimin…