Më lehtë ndërrohet Lajçaku se Kushtetuta e Kosovës
21 tetor 2020
| 09:00
Shefi i grupit parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, i është përgjigjur emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, i cili gjatë vizitës në Serbi tha se Kushtetuta e Kosovës nuk është ‘Bibël’ dhe se ajo mund të ndryshohet. “Nëse ne kemi pasur vërejtje për qeverinë ‘Kurti’, ato kanë qenë rreth Borrelit dhe Lajçakut, njëri nga Spanja dhe tjetrit nga një shtet fqinj që nuk e ka njohur Kosovën. Kërkesat tona drejtuar ShBA-së ndërlidhen për të deleguarin për dialog”, ka thënë ai.
Haradinaj në “A Show” ka thënë se me evropianët jemi miq, por ne i besojmë ShBA-së.
“Më lehtë ndërrohet Lajçaku se Kushtetuta e Kosovës”, ka deklaruar ai.