Me Ligjin e Pagave, zyrtarët policorë nuk marrin tri pagat përcjellëse pas pensionimit
Me Ligjin e ri të Pagave që ka hyrë në fuqi me 5 shkurt të vitit 2023, është shfuqizuar neni 39 i paragrafit 3, ku thuhet se “personeli policer që arrin moshën e pensionimit, gëzon të drejtën e marrjes së tri pagave mujore në vlerën e pagës së fundit”
Në momentin kur cenohet siguria publike, janë në rend te pare.
Mbi 8500 policë të uniformuar sigurojnë të tjerët por vetë gjenden përballë rrezikut.
E me ligjin e ri të pagave i cili hyri në fuqi më 5 shkurt të vitit 2023, ani pse nuk morën shtesat për dy muaj radhazi ku iu përllogaritej rreziku në pune, zyrëtarët policorë tashmë nuk do t’i marrin edhe beneficionet e vetmë që i kanë.
Duke u bazuar në udhëzimin administrativ nr.01/2021 nëni 39 paragrafi 3 thuhet se “personeli policorë që arrin moshën e pensionimit, gëzon të drejtën e marrjes së tri pagave mujore në vlerën e pagës së fundit”.
Por Halim Gashit, i cili eshte pak kohë para pensionimit, kjo nuk po i takon.
Gashi i cili ka 37 vite që ka shërbyer në Policinë e Kosovës shprehet i zgjënjyer me ligjin e ri të pagave.
Një gjë e tillë u konfirmua edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës.
Zeqiri ka edhe një kërkesë për Qeverinë.
Përveç shfuqizimit të pagës përcjellëse pas pensionimit, ligji i ri i pagave nuk parasheh edhe ndihmesën per familajrët e zyrtareve policorë të cilët kanë marrë në rast të vdekjes së anëtarit të familjes.