
Me makinë të vjedhur në Angli tenton të futet në pikën kufitare Morinë, ‘kapet’ 62-vjeçari nga Tropoja
22 mars 2025
| 16:18
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë-Morinë, në hyrje ndaluan mjetin tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasi D.M., 62-vjeç banues në Llugaj-Tropojë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit ky automjet rezulton i vjedhur me 12.02.2021, në Mbretërinë e Bashkuar. Automjeti u sekuestrua ne cilësinë e provës materiale.
Drejtuesi i automjetit shtetasi D.M u procedua në gjendje të lirë.