Me marsh kundërshtohet Projektligji për financimin e subjekteve politike
17 qershor 2019
| 11:07
Organizatat e shoqërisë civile janë duke marshuar për të kundërshtuar Projektligjin për financimin e subjekteve politike, i cili sipas tyre nuk është konform frymës kushtetuese dhe cenon standardet ndërkombëtare për financimin e partive politike, e në veçanti rekomandimet e Komisionit të Venedikut.
Marshimi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” dhe kanë vazhduar tek selia e partisë së AAK-së. Më tutje, marshuesit e shoqërisë civile do të vazhdojnë në selitë e partive të tjera politike.