
Me maska në fytyrë, koronavirusi nuk i ndalon mijëra çifte të martohen në Korenë e Jugut
10 shkurt 2020
| 11:09
Mijëra çifte u martuan në një kishë të premten që lamë pas, me gjithë shqetësimet në Korenë e Jugut për përhapjen e shpërthimit të koronavirusit.
Kisha e themeluar nga Sun Myung Moon, i njohur si mesia nga ndjekësit e tij, shpërndau mbulesa fytyre për 30 000 persona, por vetëm disa prej tyre i vendosën.
Koreja e Jugut ka regjistruar 24 raste të shpërthimit të koronavirusit të ri që u shfaq në Kinën fqinje, ku janë konfirmuar më shumë se 30,000 raste dhe Seuli ka ndaluar hyrjen për të huajt që kanë qenë së fundmi në Wuhan, qendra e epidemisë.