Me maska në fytyrë, Sindikata e MKRS-së proteston në heshtje kundër dhunës në institucione
14 nëntor 2024
| 12:56
Sindikata e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ka protestuar sot kundër dhunës në institucione zyrtare.
Protesta vjen pas raportimeve për sulm fizik të kryer nga zëvendësuesi i sekretarit të kësaj ministrie, Xheladin Krasniqi, ndaj zyrtarit të MKRS-së, Miftar Latifi, raporton Ekonomia Online.
Protestuesit janë mbledhur para objektit të MKRS-së duke mbajtur maska në fytyrë dhe pankarta në duar me mbishkrimet “sot e mbaj maskën sepse punoj në ambient toksik. E as nuk kam liri për tu shprehur lirshëm”, “S’muj me fol se të gjuhen në qafë mandej”.
Në lidhje më këtë rast është potencuar edhe ministri, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se janë duke marrë informata në lidhje me këtë rast dhe, se sipas tij dhuna është e papranueshme.